Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, së fundi ka vendosur të heqë njërën nga ndërhyrjet e saj estetike.
Këngëtarja përmes një instastory ka publikuar një foto me mbishkrimin “officially removed my lipfiller”, duke lënë të kuptohet se tani e tutje atë do ta shohim me buzët e saj natyrale dhe pa filler.
Trendi i buzëve të bëra dhe idesë për t’u dukur perfekte po përqafohet në masë edhe nga vajzat e gratë edhe jashtë botës së kamerave, duke i ikur kështu pamjes natyrale.





