Policia Kufitare Kakavijë njofton se sot nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke) aksin Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do ta bllokojnë fermerët gjatë një proteste.
Vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë.
Policia u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet jashtë orarit të bllokimit.




