Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zoti i Parë, Prindon Sadriu, kanë njoftuar se Kosova do të bëhet pjesë e koalicionit global “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku” të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.
Ky koalicion synon mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Përmes një letre drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Kosova konfirmoi gatishmërinë për të kontribuar në këtë iniciativë ndërkombëtare, duke sjellë përvojë dhe inovacion për një të ardhme më të sigurt dhe të fuqizuar për fëmijët.





