Tre persona u arrestuan në Vlorë lidhur me pengmarrjen e një kosovari, Fisnik Xhakës.
Ata deklaruan se nuk e kishin marrë peng për arsye personale, por për një borxh prej 70 mijë eurosh që ai kishte ndaj tyre, i lidhur me çështje droge.
Sipas dëshmisë, Xhaka kishte marrë drogë për të dërguar jashtë vendit, por nuk e kishte paguar shumën e premtuar.




