Policia e Kosovës ka lëshuar një paralajmërim për shoferët, duke njoftuar për shtim të mjegullës në zonat me lartësi të ulët dhe rrezik të shtuar në komunikacion.
Mjegulla mund të ulë dukshmërinë dhe të krijojë iluzione optike që i bëjnë drejtuesit të mendojnë se po lëvizin më ngadalë se sa realisht.
Policia apelon për kujdes, shmangie të shpejtësisë së lartë dhe përdorim korrekt të dritave.
Rekomandohet aktivizimi i dritave të mjegullës, përdorimi i dritave të shkurtra dhe shmangia e dritave të gjata.
Shoferët këshillohen të respektojnë rregullat, të qëndrojnë në krahun e djathtë dhe të përshtatin ngasjen me kushtet atmosferike.
Apeli bëhet në kuadër të parandalimit të aksidenteve, pasi pritet rritje e mjegullës në zona të ndryshme të vendit.




