ProCredit Superliga e basketbollit po hyn në një fazë tejet interesante, ku çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe asnjë skuadër nuk konsiderohet favorite absolute.
Forma e lartë e të gjitha ekipeve ka bërë që fituesit të vendosen vetëm në sekondat e fundit.
Java e 11-të sjell duele shumë të forta: të shtunën, Golden Eagle Ylli përballet me Trepçën në një ndeshje me rivalitet të lartë, ndërsa Bora pret Vëllaznimin.
Të dielën, Sigal Prishtina sfidon Bashkimin, dhe Rahoveci 029 takon GO+ Pejën, një tjetër përballje që pritet me shumë interes.
Superliga vazhdon të surprizojë në çdo javë, duke e mbajtur garën të hapur dhe emocionuese.




