Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillohet një ushtrim i përbashkët me Policinë e Kosovës, i fokusuar në përgjigje ndaj situatave të mundshme krizash.
Si pasojë e ushtrimit, qytetarët mund të vërejnë prezencë më të shtuar të forcave policore dhe të sigurisë në zona të ndryshme, përfshirë rreth Ambasadës Amerikane. Ushtrimi synon të përforcojë bashkëpunimin dhe gatishmërinë për menaxhimin e emergjencave.




