Seanca e planifikuar më 12 dhjetor 2025 ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarit Alban Ajvazi.
Gjykata ka caktuar datën e re për seancën më 22 dhjetor 2025, ora 09:30. Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike konfirmon se Naim Murseli nuk ka pasur çrregullime mendore gjatë kryerjes së vrasjes.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me pagesë 30 mijë euro nga Murseli.
Plani fillimisht iu prezantua Kokallës, i cili refuzoi, ndërsa më pas e realizoi Plava. Armën me 20 fishekë për vrasjen e Liridonës e siguroi vetë Murseli nga i akuzuari Tom Dodaj, i cili më parë kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.




