Gazmend Syla nga OVL-UÇK u ka bërë thirrje ish-luftëtarëve që të mos marrin pjesë në protestën e planifikuar në Shkup, duke paralajmëruar se rrezikojnë arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.
Ai theksoi se shteti maqedonas nuk mund të japë garanci për sigurinë e tyre dhe se policia kufitare është e detyruar të arrestojë çdo person që figuron në ato lista.
Syla sugjeroi që në protestë të marrin pjesë qytetarë të tjerë, jo ish-luftëtarët.




