Kandidati i PDK-së, Abelard Tahiri, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, të cilën e ka cilësuar emocionuese.
Ai e ka njoftuar Thaçin se shqiptarët do të mblidhen në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.
Tahiri tha se kjo është një kauzë që bashkon shqiptarët kudo dhe se tubimi i nesërm synon të shprehë solidaritet me çlirimtarët dhe kërkesën për drejtësi.





