Komandanti i KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Ata diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe organizatave vendore të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.




