Xhudistja kosovare Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026.
Ajo fitoi dy ndeshjet e para ndaj kundërshtareve nga Greqia dhe Uzbekistani, u ndal në çerekfinale, por u rikthye fuqishëm në repasazh.
Në ndeshjen për medalje, Kasapi triumfoi me Ippon ndaj garueses nga Izraeli, duke siguruar bronzin për Kosovën.




