Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 724 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, janë arrestuar 39 persona, prej të cilëve 34 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.





