Vështirësia në frymëmarrje për shkak të hundëve të bllokuara mund të jetë e bezdisshme, por ka disa metoda natyrale që ofrojnë lehtësim të menjëhershëm.
Simptomat e zakonshme:
Bllokimi i hundëve shoqërohet me sekrecione të dendura, ënjtje të indeve të hundës dhe ndonjëherë dhimbje të sinuseve. Tek të sapolindurit, mund të vështirësojë ushqyerjen dhe tek të rriturit, inflamacioni në flegrat e hundës është një shkak i zakonshëm, shpesh pas të ftohurës, gripit apo alergjive.
Kurat natyrale që mund t’ju ndihmojnë:
Uthulla e mollës: Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni një ose dy herë në ditë. Ky kombinim ndihmon në hollimin e sekrecioneve dhe luftimin e mikrobit.
Çaji i nenexhikut: Zieni 8-10 fletë nenexhiku në ujë dhe pijeni një ose dy herë në ditë. Nenexhiku ndihmon në uljen e inflamacionit dhe çlirimin e hundëve.
Avulli me vaj esencial: Shtoni 6-7 pika vaj esencial të trumzës ose rozmarine në ujë të zier. Mbulojeni kokën me një peshqir dhe nuhatni avullin. Ky avull ndihmon në luftimin e mikrobit dhe inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes.
Uji me kripë: Spërkatni ujin me kripë në secilën flegër të hundës. Përveç zhbllokimit, kjo metodë është efikase edhe kundër alergjive dhe sinozitit.
Hudhra: Shtypni 3-5 thelbinj hudhre dhe hidhini në ujë të zier. Mbulojeni kokën me peshqir dhe nuhatni avullin dy herë në ditë. Hudhra ndihmon në largimin e sekrecioneve dhe lufton mikrobet.
Me këto trajtime të thjeshta, hundët mund të zhbllokohen shpejt, pa përdorur medikamente, dhe frymëmarrja rikthehet natyrshëm.




