Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u zhvillua shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Programi ka synuar zhvillimin e vetëkontrollit, menaxhimin e emocioneve dhe aftësimin e të burgosurve për të përballuar situata stresuese.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, këto aftësi janë të rëndësishme për procesin e rehabilitimit dhe përgatitjen e të burgosurve për riintegrim të suksesshëm në shoqëri.
“Ky aktivitet reflekton angazhimin e stafit të Qendrës së Paraburgimit për ofrimin e programeve rehabilituese, me fokus përgatitjen e të burgosurve për një jetë më të përgjegjshme dhe pa shkelje të ligjit pas përfundimit të dënimit,” u tha në njoftim.




