Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i zgjedhur lojtari i muajit janar në La Liga, është gati të ndihmojë skuadrën e Mallorcas në ndeshjen e parë të shkurtit kundër Sevillas.
Mallorca kërkon fitoren për të dalë nga zonat e rrezikut për rënie dhe për t’u ngjitur tre pozita më lart në tabelë.
Muriqi ka qenë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon, me 14 gola, duke u renditur vetëm pas Mbappes në listën e golashënuesve.




