Ambasada e Gjermanisë në Kosovë po vazhdon mbështetjen e saj për promovimin e edukimit qytetar dhe të drejtave të njeriut përmes bashkëpunimit me Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është pritur në një takim nga drejtoresha ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu.
Gjatë vizitës u diskutua mbi rëndësinë e promovimit të vlerave qytetare, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe edukimit të të rinjve, të cilat konsiderohen thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike, njofton ambasada.
Në kuadër të kësaj vizite, ambasadori Rudolph qëndroi edhe në Muzeu i Fëmijëve të Luftës, i cili funksionon në kuadër të organizatës. Ekspozita e këtij muzeu paraqet përvojat e fëmijëve gjatë periudhave të konfliktit dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi ndikimet emocionale dhe sociale të luftës.
Përmes këtij aktiviteti u theksua kontributi i organizatës në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë për më shumë se dy dekada, përfshirë angazhimin e saj në promovimin e dialogut dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.




