Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe dhe institucionet e Kosovës për të shqyrtuar mundësinë e evakuimit të qytetarëve kosovarë në rast të bllokadës së hapësirës ajrore.
Qytetarët e Kosovës që ndodhen në Emirate – vizitorë ose rezidentë – janë ftuar të paraqiten pranë Ambasadës ose të kontaktojnë përmes emailit [email protected] ose WhatsApp +971 54 709 2109 për regjistrim, i cili është i domosdoshëm për pajisjen me leje kalimi urgjente në kufirin e Arabisë Saudite në rast evakuimi.
Ambasada bën të ditur se qytetarët do të njoftohen menjëherë për fluturimet e mundshme emergjente nga aeroportet e Jeddah ose Riyadh.




