Avokati dhe analisti politik Besnik Berisha ka komentuar për situatën e tensionuar politike në Kosovë lidhur me zgjedhjen e presidentit, një vendim që pritet të marrë fund deri më 5 mars.
Ai ka sugjeruar që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të shmangë mbështetjen për një kandidat të Vetëvendosjes, nëse nuk ka një marrëveshje konsensuale.
Berisha theksoi se rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK ose pjesëmarrja e saj në një koalicion të hapur politik do të ishte një hap pozitiv. Sipas tij, bashkimi i energjive të qendrës mund të rikthejë besimin e elektoratit dhe të krijojë balancë reale në vend, duke hapur rrugën për zgjedhje të ardhshme me një konfigurim më të drejtë të forcave politike.
Ai gjithashtu shtoi se zgjedhja e presidentit nuk duhet të trajtohet si një formalitet i shumicës, por si një garanci për balancat institucionale dhe stabilitetin demokratik.




