Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë një ceremoni zyrtare të enjten, më 5 mars 2026, në orën 12:00.
Ceremonia do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe do të shoqërohet me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së.
Sipas njoftimit zyrtar, manifestimi do të jetë i hapur për qytetarët, ndërsa të pranishëm pritet të jenë edhe krerë të lartë shtetërorë si dhe mysafirë të ftuar.
Mediave u është kërkuar që të jenë në vendin e ngjarjes jo më vonë se ora 11:45, me qëllim të mbarëvajtjes së ceremonisë.




