Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar publikisht praktikat e “kushtëzimit me shantazh dhe kërcënim” në Kosovë, duke iu referuar diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit.
Në një postim në Facebook, Ymeri komentoi takimin mes Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, duke theksuar se kryeministri po përdor këtë metodë për të ndikuar në zgjedhjen e Presidentit. Ajo tha se nuk do t’i nënshtrohet “kushtit” dhe se vota pro ose kundër e një deputeti të opozitës për kandidatët e pushtetit është “vrasje e demokracisë dhe e lirisë në vendimmarrje”.
Ymeri shtoi gjithashtu se as Glauk Konjufca, as kandidatët e tjerë të propozuar nga kryeministri, nuk duhet të marrin postin e Presidentit.




