Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime shtetërore nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në konferencën e përbashkët, Rutte theksoi se misioni i KFOR-it vazhdon të luajë rol themelor për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë , duke shtuar se NATO do të sigurohet që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe efektiv.
Sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, Rutte deklaroi se NATO nuk është e përfshirë në ato konflikte, por do të mbrojë çdo vend anëtar në rast sulmi nga Iran.
Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet aleate besnike e NATO-s dhe kontribuon në sigurinë rajonale.




