Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues zhvilluan një trajnim praktik për zjarrfikje dhe shpëtim jete, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve profesionale në situata emergjente.
Gjatë trajnimit, stafi u njoh me përdorimin e pajisjeve kundër zjarrit, procedurat e evakuimit dhe teknikat bazë të ndihmës së parë.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur sigurinë dhe gatishmërinë brenda institucionit.




