Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Bokshiq në Klinë, ku një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se viktima, një mashkull i lindur në vitin 1977, është sjellë rreth orës 15:30, por ka mbërritur pa shenja jete, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Sipas njoftimit të spitalit, rastit po i përgjigjen organet kompetente dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
Hetimet për këtë vrasje janë në zhvillim e sipër.




