Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes së tyre.
Ai i ka vlerësuar si figura të shquara të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke theksuar kontributin e Berishës në arsim dhe veprimtarinë politike, si dhe rolin e Hajrizi si sindikalist dhe mbrojtës i të drejtave të punëtorëve.
Abdixhiku ka theksuar se vepra dhe sakrifica e tyre mbeten frymëzim për brezat dhe pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.




