Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për masa urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve.
Në dokument sugjerohen katër masa për të zvogëluar ndikimin ekonomik të shtrenjtimit të derivateve. Ekspertët e ekonomisë rekomandojnë heqjen e aksizës së naftës dhe uljen e TVSH-së.
Ndërkohë, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako ekonomike me subvencione për të mbështetur qytetarët ndaj rritjes së çmimeve, pas ndikimeve nga konflikti i fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.




