Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet Z.S., i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se si pjesë e forcave paramilitare serbe ka kryer krime gjatë viteve 1998–1999 në fshatin Matiçan, në Prishtinë.
Prokuroria pritet të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit brenda afateve ligjore.




