Kreu i AAK-ës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar gjendjen politike dhe ekonomike në vend, duke theksuar se qytetarët po përballen me varfëri, emigrim dhe rritje të kostos së jetesës.
Sipas tij, ndihmat simbolike dhe vonesat në investime nuk i adresojnë problemet reale, ndërsa proceset e shpeshta zgjedhore po e rëndojnë edhe më shumë situatën ekonomike.
Haradinaj ka theksuar se ndryshimi vjen vetëm përmes qytetarëve, duke kërkuar që ata të ndëshkojnë përgjegjësit dhe të marrin fatin në duart e tyre.




