Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka vendosur të largohet nga Italia për t’iu bashkuar menjëherë Kombëtares shqiptare, pavarësisht se bashkëshortja e tij ndodhet në maternitet në pritje të lindjes.
Sipas raportimeve nga Telesport, Ramadani kishte marrë leje nga trajneri Sylvinho për të qëndruar pranë familjes, por në momentin e fundit vendosi të udhëtojë drejt Tirana për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
Një vendim që tregon përkushtimin e tij ndaj fanellës së Kombëtares, edhe në një moment shumë të rëndësishëm personal.




