Përballë rritjes së çmimeve të karburanteve, ministrja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ulja e TVSH-së apo akcizës nuk është opsion, duke theksuar vështirësitë në reflektimin e tyre te çmimet finale.
Nga ana tjetër, Berat Rukiqi nga LDK vlerëson se ulja e këtyre taksave do të sillte rreth 35 cent më pak për litër për qytetarët.
Edhe Valon Prestreshi dhe profesori Fidan Qerimi theksojnë se një masë e tillë do të ndihmonte përkohësisht në përballimin e krizës, siç kanë vepruar edhe vende të tjera në rajon.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar për ulje të akcizës, si pjesë e masave për lehtësimin e çmimeve të derivateve.




