Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhënat e Mirëqenies Sociale për Kosovën, sipas të cilave gjatë muajit shkurt janë regjistruar dy raste të braktisjes së fëmijëve.
Një rast është raportuar në Komunën e Gjilanit dhe tjetri në Komunën e Klinës, ndërsa në komunat e tjera nuk janë regjistruar raste të ngjashme. Statistikat kanë për qëllim ofrimin e një pasqyre të mirëqenies dhe sfidave sociale në vend.




