Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj mosmërimit nga presidentja Vjosa Osmani i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar këtë si shkelje të Kushtetutës dhe cenim të demokracisë.
Gjoshi tha se refuzimi i Osmanit dhe referimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese dobëson përfaqësimin e opozitës dhe mund të rrezikojë legjitimitetin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai theksoi se Kushtetuta e Kosovës siguron përfaqësim proporcional të subjekteve më të mëdha parlamentare, ku PDK-së i takon të ketë dy anëtarë në KQZ.
Sipas tij, veprimet e presidentes dhe të Lëvizjes Vetëvendosje krijojnë precedent të rrezikshëm dhe mund të lejojnë shkelje të rregullave zgjedhore në proceset e ardhshme.
Gjoshi paralajmëroi se PDK do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të siguruar të drejtën e saj për përfaqësim në KQZ.
Ai rikujtoi një rast të ngjashëm në vitin 2021 dhe shprehu shqetësim për pas datës 4 prill, kur Albulena Haxhiu do të ushtronte detyrën e presidentes, duke mundësuar vendime arbitrare që mund të cenojnë të drejtat e PDK-së./EO/




