Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, Osmani theksoi se ndërhyrja ndodhi në kohën kur populli i Kosovës po përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë.”
Ky kujtim nënvizon rëndësinë e ruajtjes së aleancave që mbrojnë lirinë, po aq sa vetë lirinë e Kosovës.




