Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërbërjen e Kuvendit “nuk prodhon asnjë efekt juridik”.
Pas këtij vendimi, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Blerim Sallahu, i cili është shprehur i lumtur dhe krenar për rolin e tij në këtë proces.
Ai theksoi se ka qenë pjesë e rëndësishme në rrëzimin e dekretit, duke e cilësuar atë si kundërkushtetues dhe me tendenca për përmbysje të rendit kushtetues.




