Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon zgjedhjen e një presidenti të varur politikisht nga partia në pushtet.
Në emisionin “Debat Plus”, ai deklaroi se Vetëvendosje po kërkon një figurë që do të jetë plotësisht në shërbim të saj dhe nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik.
Gruda theksoi se një qasje e tillë është e dëmshme për institucionin e presidentit dhe për funksionimin demokratik të vendit.
Ndërkohë, ai rikujtoi se brenda një jave pritet të përfundojë afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.




