Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se subjekti i saj e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e cilësuar atë si institucion kyç të rendit demokratik.
Ajo bëri të ditur se PDK do të mbledhë nesër organet drejtuese për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe hapat e ardhshëm.
Pas vendimit, partia ka thirrur mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për nesër në orën 14:00.




