Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas publikimit të pamjeve të ndjeshme gjatë seancës gjyqësore, ku janë shfaqur fotografi të viktimës. Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës, ka bërë thirrje që mediat dhe administratorët e rrjeteve sociale të mos shpërndajnë këto materiale, duke theksuar se ato kanë rëndësi vetëm për procesin gjyqësor dhe jo për publikun e gjerë.
Ai shton se shpërndarja e këtyre pamjeve mund të shkaktojë dhimbje emocionale për familjen, veçanërisht për fëmijët e viktimës, të cilët mund t’i hasin ato online. “Ne duam që fëmijët e saj ta mbajnë në mend nënën e tyre ashtu siç e kanë njohur kur ka qenë gjallë”, ka shkruar ai.
Familja gjithashtu shpreson që gjykata të marrë masa për të siguruar që materialet të përdoren vetëm brenda procesit gjyqësor dhe të mos bëhen publike.




