Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar Kombëtaren e Kosovës pas fitores së madhe 4-3 kundër Sllovakisë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për ekipin.
Me këtë fitore dramatike, “Dardanët” kanë siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka shprehur mbështetjen dhe entuziazmin e saj, duke shkruar: “Urime Kosovë për fitoren historike”, duke përgëzuar ekipin për performancën dhe suksesin e arritur.




