Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se vendimi për daljen në tregun e hapur të energjisë është shtyrë deri më 1 maj 2026, për shkak të nevojës për analiza më të thelluara.
Sipas njoftimit, kjo shtyrje synon të sigurojë një vlerësim më të plotë të kushteve dhe ndikimeve që lidhen me liberalizimin e tregut të energjisë.
Ndërkohë, konsumatorët do të kenë të drejtë të vazhdojnë të largohen nga shërbimi universal duke filluar nga 1 prilli, në përputhje me rregullat në fuqi.




