Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën e Luftës Çlirimtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ftoi bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, të dalin para Kuvendit të Kosovës për të mbrojtur sakrificën e tyre për liri.
Ai theksoi se kjo protestë është një akt i rëndësishëm për nderimin e sakrificës së martirëve dhe për ruajtjen e të vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.




