Në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në Potërq, është nderuar sakrifica e martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Ai theksoi se institucionet komunale janë çdo vit pjesë e këtyre përvjetorëve, duke e konsideruar si obligim moral dhe institucional nderimin e dëshmorëve dhe martirëve.
“Si çdo vit jemi pranë, bashkë si sot, në kujtim të veprës së të gjithë martirëve të Potërqit që ranë për lirinë e Kosovës,” tha Elezaj.
Kreu i komunës shtoi se kujtimi për ta mbetet i freskët dhe i përjetshëm, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së këtij kujtimi ndër breza.
Në emër të familjeve të martirëve, Islam Zeneli ka falënderuar kryetarin Elezaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij ndaj sakrificës së dëshmorëve.
Ceremonitë përkujtimore shërbejnë si një kujtesë e përhershme për sakrificën e të rënëve dhe si thirrje për brezat e rinj për të ruajtur dhe nderuar historinë e vendit.




