Në Prizren, policia ka arrestuar një mashkull 50 vjeç, i cili ishte në kërkim dhe kishte shtatë urdhër-arreste aktive.
Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg për veprën penale të mashtrimit. Pas arrestimit, personi është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.