Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme të lidhura me narkotikët.
Pas informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme, një person është arrestuar në flagrancë, dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar 10.4 gram marihuanë.
Gjatë hetimeve, një tjetër kontroll është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku është sekuestruar 1.5 gram kokainë tek një person tjetër, femër.
Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dyshuarës është ngritur rasti për “Posedimin e paautorizuar të narkotikëve”, ndërsa ndaj mashkullit për “Blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve”.
Prokurori ka vendosur masa ndalimi për 48 orë ndaj të dyshuarit mashkull, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.




