Kryeministri Albin Kurti deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se do të ftojë për takime kryetarët e partive opozitare lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Ai theksoi rëndësinë që në seancë të jenë të pranishëm 85–86 deputetë, duke shpjeguar se vetëm me këtë numër është e sigurt zgjedhja e presidentit.
Kurti tha se konsultimet dhe ofertat konkrete do të diskutohen gjatë takimeve të ardhshme.
Ai ripërsëriti se të jenë të pranishëm vetëm 80–81 deputetë nuk është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhjen.




