Drejtoria Rajonale e Policia e Kosovës në Pejë ka sekuestruar 20 motoçikleta të llojeve të ndryshme gjatë një jave, në kuadër të implementimit të Planit Operativ për kontroll të shtuar të qarkullimit të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe katërçikletave.
Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjithsej 55 gjoba për kundërvajtësit, përfshirë:
15 gjoba për motoçikleta pa regjistrim
22 gjoba për mos posedim të patentës së shoferit
18 gjoba për mos bartje të helmetës
Autoritetet policore bëjnë të ditur se aktivitetet e planifikuara nën këtë plan do të vazhdojnë në mënyrë intensive, pa tolerim ndaj shkelësve, me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, që të respektojnë rregullat e trafikut.




