Rusia ka dëbuar një diplomat britanik, duke e akuzuar për aktivitet spiunazhi.
Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), diplomati dyshohet se ka dhënë informacione të rreme për identitetin e tij dhe ka tentuar të mbledhë të dhëna mbi ekonominë ruse përmes takimeve joformale.
Autoritetet ruse e kanë cilësuar veprimtarinë e tij si kërcënim për sigurinë kombëtare. Diplomati është urdhëruar të largohet nga vendi brenda dy javësh.




