Spektakli i kësaj jave i Big Brother VIP Albania nuk do të transmetohet në datën e zakonshme, pasi është shtyrë për të mërkurën.
Ky ndryshim vjen për shkak se programacioni televiziv do t’i kushtohet ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror mes Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet në orën 20:45.
Si rrjedhojë, publiku do të duhet të presë deri të mërkurën për të mësuar se cili prej të nominuarve do të eliminohet nga shtëpia. Në nominim këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndrit.




