Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në protestën e OVL UÇK-së kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Organizatorët argumentojnë se ekspozita fyen luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve. Protesta pritet të fillojë nga ora 13:00.




