Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 janar 2026 në rrugën “Agim Ramadani”, ku në një dyqan janë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë kryer bastisje në dy lokacione, ku kanë sekuestruar një automjet që dyshohet se është përfituar nga vepra penale, një armë zjarri si dhe dëshmi të tjera materiale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.




