Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Oficerin Komandues të USS Pearl Harbor (LSD 52), Komandant Alban Dervishi.
Fillimisht, Gjeneral Jashari e uroi Komandantin Dervishi për sukseset e arritura në drejtimin e një anijeje kaq të rëndësishme të Forcave Detare të SHBA-së. Po ashtu, e informoi për zhvillimet më të fundit dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të suksesshëm me Forcat e Armatosura të SHBA-së.
Në veçanti, theksoi partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës, duke vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e partnerëve amerikanë në forcimin dhe avancimin e FSK-së.
Në anën tjetër, Komandant Dervishi vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit dhe e përgëzoi për arritjet e FSK-së në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, posaçërisht për mbështetjen në avancimin e burimeve njerëzore të forcës dhe zhvillimin e karrierës ushtarake për të gjithë personelin e forcës.
Në fund, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari e falënderoi Komandant Dervishin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe u pajtuan në vazhdimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave tona, si një pjesë e rëndësishme e avancimit të ndërveprueshmërisë.
Gjithashtu, Komandant Alban Dervishi realizoi edhe një vizitë dhe bashkëbisedim me kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, me të cilët ndau përvojat e tij të lidershipit dhe karrierës ushtarake në Forcat Detare të SHBA-ve.




